Curraj i Epërm: Top Destinacioni Jonë për Vitin 2024
Në një vit të mbushur me udhëtime të jashtëzakonshme, një destinacion na la gjurmë të thella — Curraj i Epërm. I fshehur thellë në Alpet Shqiptare, ky fshat i largët është një vend ku koha ngadalësohet, natyra mbretëron dhe çdo çast të duket si një përrallë. Mbresat ishin aq të mëdha sa e vizituam dy herë gjatë vitit 2024, duke përjetuar magjinë e tij në dy stinë krejt të ndryshme. Ekspedita jonë më e fundit ishte një aventurë fundjave që jo vetëm na sfidoi fizikisht, por na shpërbleu me peizazhe mahnitëse, histori të pasura dhe ngrohtësinë e paharrueshme të mikpritjes vendase.